Investimi i Kobe Bryant që u kthye në fitim marramendës
Pëlqej
Kobe Bryant para 4 vitesh mori një vendim për të investuar rreth 6 milion dollarë për pijen e njohur “BodyArmor”.

Por askush nuk e priste që ky investim ti kthej mbrapsh Bryant dhe madje me një shumë marramendëse plotë 200 milionë dollarë.

Kjo ka ndodhur pasi “BodyArmor” është blerë pjesërisht nga kompania “Coca Cola”.

Pra, në vetëm 4 vite e gjysmë, vlera e aksioneve të Kobe Bryant është rritur 30 herë më shumë nga momenti kur ai i ka blerë.

Ish-basketbollisti i NBA-së është investitori më i madh i pijes “BodyArmor”, që kërkon të jetë rival i një tjetër pije në treg si “Gatorade”.

Kur Bryant investoi te “BodyArmor” ajo shiste pije me vlerën e 10 milionë dollarëve, ndërsa në fund të 2018-ës pritet që shifra të shkojë në 400 milionë dollarë nga shitja në treg e produktit. /albeu.com/
Shtuar më 17/08/2018, ora 12:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori