Inzaghi: Duam të luajmë vetëm futboll, shpresoj pa ndërhyrje nga jashtë
Kampionati italian ishte ndër kampionatet e para që implementoi sistemin "VAR", por ky sistem që si qëllim ka zhdukjen e polemikave, nuk po ia arrin qëllimit në Itali. Javën e fundit, Lacio u ndëshkua me një penallti të çuditshme ku vetë futbollisti i SPAL tha se nuk ishte penallti, ndërkohë që gjyqtari e akordoi si të tillë duke u konsultuar me sistemin "VAR".

Kjo ka sjellë jo pak polemika dhe vetë trajneri i Lacios, Simone Inzagi u shpreh se e shqetëson kjo gjë dhe shpreson që të lejohet të luhet futboll, pa pasur ndërhyrje nga jashtë. Pak a shumë, kjo kërkesë e Inzagit duket si kërkesa e trajnerëve në Shqipëri, që i tremben jo pak aleancave dhe ndërhyrjeve të jashtme q mund të kenë ndikim në rezultat.

"Ne po e mësojmë mirë teknologjinë. Sezonin e fundit ishim të parët që na mohoheshin penallti kur ishin në favorin tonë, ndërsa tani jemi të parët që jepet penallti kundër nesh, edhe atëherë kur nuk është penallti. Edhe vetë kundërshtari e pranoi diçka të tillë, por sërish vendimi i gjyqtarit ishte të na ndëshkonte. Po ndëshkohemi shumë, por kanë mbetur edhe 9 javë kampionat dhe shpresoj që të luajmë deri në fund. Nuk duam që të ketë ndërhyrje nga jashtë", u shpreh Inzagi para ndeshjes që skuadra e tij ka ndaj Sasuolos.
Shtuar më 07/04/2019, ora 10:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori