Inzaghi: I lumtur që kam Cercin
Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së parë të vitit të ri atë ndaj Sassuolos, të martën, në orën 15:00, në “San Siro”, trajneri kuqezinjve Inzaghi foli fillimisht për blerjen më të re të Milanit.

"Klubi e dinte shumë mirë që prioriteti im në treg që prej verës së shkuar ishte Alessio Cerci. Besoj se mbërritja e tij në skuadër është diçka shumë e rëndësishme për ne, por mua më duhet të kuptoj se kur ai do të jetë në maksimumin e formës së tij. Cerci është një lojtar shumë i mirë dhe unë jam i lumtur që e kam në skuadër edhe pse ndaj Sassuolos ai nuk mund të luajë më shumë se 20-25 minuta", ka theksuar Cerci.

Në vijim vëmendja e Inzaghit u përqendrua te sfida e radhës. Ai paralajmëroi futbollistët e tij të mos e marrin të lehtë takimin me Sassuolon, pasi sipas 41-vjeçarit, skuadra që drejtohet nga Eusebio Di Francesco është për t'u pasur frikë.

"Sassuolo luan një futboll të mirëorganizuar dhe ne duhet të jemi të aftë të evitojmë kundërsulmet e tyre të shpejta. Të gjithë në ekip jemi të kënaqur që kampionati do të fillojë sërish dhe duam ta nisim me këmbën e mbarë 2015-n", ka shtuar Inzaghi.
Shtuar më 05/01/2015, ora 14:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori