Inzaghi i zhgënjyer me barazimin
Pippo Inzaghi thotë se ka zhgënjime te Milani pas barazimit 1-1 ndaj Fiorentinas, por shton se “ata kanë arsye për të qenë edhe të kënaqur”.

“Rezultati është pak zhgënjyes, por të nxjerrim këtë rezultat kundër Fiorentinas që ka për synim pozitën e tretë që nga fillimi i sezonit është impresive”.

“Ishte një ndeshje e ekuilibruar dhe ne kemi ca pendime, pasi pranuam atë golin e Ilicic që erdhi nga askund".

“Ne erdhëm pas dy fitoreve të njëpasnjëshme dhe ishim afër të tretës, pasi përveç golit ne rrezikuam pak dhe ishte një prej paraqitjeve tona më të mira në mbrojtje këtë sezon”.

“Ka shumë arsye të jemi të kënaqur me këtë paraqitje, por pranuam nga pastrimi i dobët në mesfushë. Tash duhet të fokusojmë vëmendjen ndaj Cagliarit, pasi nuk do të jetë e lehtë”, ka thënë Inzaghi.
Shtuar më 27/10/2014, ora 11:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori