Inzaghi: Jemi në rrugë të mbarë
Pëlqej
Pas suksesit në Trofeun “Tim”, Filipo Inzaghi shprehet i lumtur me skuadrën e tij dhe vlerëson entuziazmin e grupit të lojtarëve të cilët ai ka në dispozicion.

Në pritje për të kuptuar se kush do të mbërrijë nga merkato pas largimit të Balotellit, Inzaghi nuk heziton të vlerësojë individë të veçantë.

“Menez ka shumë cilësi dhe kishte nevojë vetëm për besim dhe këtu te Milani e ka gjetur. Ai mund të luajë në tre pozicione në sulm. Honda, nga ana tjetër për mendimin tim është nënvlerësuar. Sezoni i shkuar për të nuk ishte i mirë, por tani po bën gjëra shumë të mira. Jemi në rritje konstante. E di që kërkohet më shumë punë, por me këtë shpirt dhe dëshirë tifozët tanë do të kthehen në stadium. Duke luajtur kështu do të kthehet entuziazmi dhe me entuziazmin e tifozëve mund të bëjmë gjithçka.” shprehet Inzaghi. /albeu.com/
Shtuar më 25/08/2014, ora 09:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori