Simone
Inzagi po kalon një moment fantastik në krye të Lacios, ku ka marrë 22 pikë në 9 javët e para, po aq sa
Juventusi i vendit të 3-të.
Pritjet e Strakoshës dhe golat pa mbarim të Imobiles po e çojnë Lazion drejt kualifikimit në Europa Ligë, por po e rendisin edhe në
pozicione të mira në tabelën e Serie A.
“Kemi bërë një start shumë të mirë të sezonit. Është
herët për të folur për titullin, por nëse deri në mars jemi në këto
pozicione, edhe mund të pretendojmë. Kemi mposhtur skuadra si
Juventusi dhe Milani, ndërsa gabimi I vetëm ka qenë ndaj Napolit” – u shpreh
Inzagi. /albeu.com/
Shtuar më 24/10/2017,
ora 23:59