Inzaghi: Milani im, gati për startin e sezonit
Pëlqej
Pippo Inzaghi tashmë është mësuar me humbjet dhe nëse merr parasysh faktin se Milani ndaj Liverpoolit pësoi vetëm 2 gola, atëherë trajneri kuqezi ka të drejtë kur shprehet se ka parë gjëra pozitive.

"Më vjen keq për humbjen 2-0 që për mua ishte e pamerituar, por mora përgjigjet që prisja. Djemtë reaguan mirë. Nuk mbaj mend ndonjë pritje të portierit tonë, ndërsa i tyre kreu disa të vështira. Duhet të vijojmë më këtë shpirt gare dhe dëshirë", u shpreh tekniku kuqezi.

Në tri takimet e "Guinness Cup", Milani e ka gjetur vetëm një herë rrugën e rrjetës, megjithatë SuperPippo kërkon t’u japë më shumë kohë sulmuesve të tij.

"Balotelli mund të luajë si qendërsulmues, ndërsa Niang po bën mirë dhe mund të na ndihmojë shumë në Serinë A, sepse megjithëse është shumë i ri, konsiderohet nga më të fortët në qarkullim", vijoi SuperPippo.

Inzaghi është i bindur se Milani do të jetë gati për startin e sezonit: "Po rritemi dita-ditës dhe po shoh një gjurmë të Milanit që po kërkoj. Në kampionat duhet të tregojmë shpirt të lartë gare dhe besoj se kur të jemi të kompletuar do të jetë një Milan shumë më i fortë. Kjo skuadër duhet të largojë hijet e dështimit të sezonit të kaluar". /albeu.com/
Shtuar më 03/08/2014, ora 17:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori