Inzaghi: Roma është favorit, nuk jemi rastësisht këtu
Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi, ka thënë se Roma është favorit për Derby della Capitale, në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Italisë.

Të mërkurën zhvillohet ndeshja e parë gjysmëfinale midis dy klubeve kryeqytetase, ndërsa fituesi do të luajë në finalen e 2 qershorit (kundër ekipit që triumfon në përballjen ndërmjet Juventusit dhe Napolit).

“E dimë se më kë përballemi, kam respekt të madh për Romën dhe Luciano Spallettin”, ka deklaruar Inzaghi në konferencën për shtyp.

“Megjithatë, për nesër kam shumë besim në skuadrën time, lojtarët janë të fortë dhe të bashkuar. Nuk jemi në gjysmëfinale apo në kuotën e 50-të pikëve në Serie A, rastësisht”.

Nesër do të përpiqemi ta zhvillojmë lojën tonë, duke e ditur se duhet të mendojmë për 180 minuta”, ka shtuar trajneri. /Albeu.com/

Shtuar më 28/02/2017, ora 18:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori