Inzaghi tregon sekretin e fitores së Lacios
inzaghi
Trajneri i skuadrësLacios, Simone Inzaghi ka reaguar në lidhje me fitoren e italianëve në transfertën e Marsejës. Inzaghi tha se kjo fitore erdhi si pasojë e një lojë ekipore dhe të gjithë lojtarët dhanë maksimumin. Tashmë Lacio është më pranë kalimit në fazën tjetër.

“Ne luajtëm një ndeshje të mirë kundër një kundërshtari të fuqishëm. Më pëlqeu loja e skuadrës pasi futbollistët dhanë gjithçka.
Lazio ishte superiore, ne e merituam fitoren. Ne merituam ta shënonim edhe një gol në pjesën e dytë, por kjo mbrëmje do të mbahet mend gjatë nga ne”, tha Inzaghi. /albeu.com/
Shtuar më 26/10/2018, ora 11:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori