Inzaghi: Treguam karakter, por gabuam në mbrojtje
Pëlqej
Milani tregoi karakter në Toskanë ndaj Empolit teksa përmbysi një disavantazh 0-2, duke barazuar me golat e Torres dhe Hondas, me spanjollin që shënoi që në debutim por Filippo Inzaghi nuk është i kënaqur nga rezultati pavarësisht grintës së skuadrës së tij, duke vendosur theksin pikërisht mbi gabimet në mbrojtje të të tijve.

"Ishte një ndeshje e çuditshme. E dinim që nuk do të ishte e lehtë. E pata thënë që Roma vuajti në këtë fushë dhe nuk meritonte të fitonte por nëse duam të bëhemi një skuadër e madh nuk mund të pësojmë gola të tillë në goditje standarte. Treguam karakter në pjesën e dytë dhe meritonim të fitonim, më vjen keq që nuk morëm tre pikët por ka ende gjëra që duhet të korrigjojmë", u shpreh Inzaghi.

Torres ishte njeriu i mbrëmjes, teksa shënoi golin e parë të kuqezinjve dhe Inzaghi e pranon që sulmuesi spanjoll bëri mirë në fushë:

"Është një profesionist i jashtëzakonshëm. Luajti shumë mirë, shënoi, ju afrua golit dha një asist të shkëlqyer për Menez dhe tregoi se mund të përshtatet shumë shpejt. Sigurisht që jam i kënaqur nga paraqitja e tij", përfundoi SuperPippo.

Ndeshja e radhës në kampionat për Milanin do të jetë me Cesenan, një sfidë që duhet fituar për kuqezinjtë pas dy hapave fals radhazi me Juventusin dhe Empolin. /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2014, ora 09:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori