Inzaghit i propozohet stoli i Milanit
inzaghi
Simone Inzaghi po shqyrton një propozim për tu bërë trajner i Milanit sezonin e ri.

Trajneri italian është njëri nga më premtuesit në Serie A, ndërsa së fundmi me Lazion ai arriti të fitojë edhe Kupën e Italisë duke mposhtur në finale Atalantën me rezultatin 2-0.

Sipas gazetave italiane, "Corriere della Sera" dhe "Gazzetta dello Sport", Inzaghi mori një telefonatë nga Milani për të pyetur për disponueshmërinë e tij.

Thuhet se ai do të ndjekë gjurmët e vëllait të tij të madh, Pippos, i cili ishte trajner i Milanit gjatë sezonit 2014-15.

Por nga krahu tjetër, Lazio është ende e vendosur të mbajë Inzaghin të cilit i ka propozuar një kontratë të re me vlerë 1.8 milion euro në sezon plus bonuset.
Shtuar më 23/05/2019, ora 13:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori