Inzagi nuk e sheh Strakoshën në Champions, gardiani kuqezi tani duhet të luftojë për vendin
Thomas Strakoshës do t'i duhet që të luftojë shumë dhe të jetë i pagabueshëm në çdo mundësi që i jepet që të rifitojë vendin e tij mes shtyllave të portës së Lacios.

Duket se te klubi italian tashmë shohin Pepe Reinan si portierin titullar dhe ka qenë vetë trajneri Simone Inzagi ai që ka bërë të qartë se gardisni shqiptar do të ulej në stol duke filluar nga aktivitetet ndërkombëtare.

“Justifikimi” ishte me faktin se Strakosha kishte qëndruar për shumë kohë jashtë.

Por në Itali mendojnë se për momentin Reina është më i përgatitur për të përballur trysninë e niveleve të larta në të cilat gjendet Lacio.

Nuk është rastësi që ekspertët shohin te Strakosha një element me shumë cilësi, por që nuk ka ende eksperiencën e qetësinë që duhet për të luajtur në nivele kaq të larta, siç ka Reina.

Ndaj për Strakoshën për momentin duket se do të nisë një stafetë e gjatë me Reinan, me spanjollin e favorizuar për të luajtur ndeshjet e rëndësishme, ndërsa me gardianin shqiptar që do të duhet të mos gabojë asgjë për të ndryshuar përsëri hierarkinë brenda skuadrës.
Shtuar më 03/12/2020, ora 22:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori