Iran-Brazil 0-3 (VIDEO)
Brazilianët festojnë
Një goditje dënimi fine e Dani Alves në pjesën e parë dhe golat e Patos dhe Nilmar në pjesën e dytë kanë hedhur në tapet skuadrën e Iranit në të parën miqësore të zhvilluar mes Iranit dhe Brazilit në Abu Dhabi.

Gjithsesi gjërat mund të shkonin ndryshe nëse në minutën e 5 goli i Mohammad Gholami mos të quhej i pavlefshëm nga anësori i cili e ka dhënë pozicion Jashtë loje.

Pas këtij rasti gjigandët latino Amerikanë filluan ta marrin veten dhë në minutën e 14 gjenë rrugën e golit me anë të Dani Alves pas një goditje dënimi. Pato iu afrua golit të dytë disa çaste më vonë por përpjekja e tij ishte e kotë. Edhe Robinho e pati rastin e tij por dështoi në minutën e 20.

Gjithsesi Brazili arriti të koordinohej dhe në minutën e 69 pato dyfishon rezultatin. Pasi kontrolloi një pas te shkurtër ai e dërgoi topin prapa shpinës së portierit Mehdi Rahmati. Në kohën shtesë lojtari i Villarealit, Nilmar ka arritur të gjejë dhe golin e tretë dhe vulosi ndeshje në 3-0.(albeu.com)


Shikoni golat:

Iran-Brazil 0-3

<param name="movie" value="http://www.youtube.com/v/mVuNR2nF2-Q?fs=1&hl=it_IT">param><param name="allowFullScreen" value="true">param><param name="allowscriptaccess" value="always">param>http://www.youtube.com/v/mVuNR2nF2-Q?fs=1&hl=it_IT" type="application/x-shockwave-flash" allowscriptaccess="always" allowfullscreen="true" width="480" height="385">
Shtuar më 08/10/2010, ora 10:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori