Iran, lirohet ish-zyrtari per 700.000 dollare
Albeu.com
Irani ka liruar një drejtues të opozitës dhe ish-zëvendës ministrin e jashtëm, Mohsen Aminzadeh, i cili u burgos për pjesëmarrje në aktivitete kundër qeverisë. Agjencia ISNA tha sot se Aminzadeh u lirua mekusht prej 700 mijë dollarë.
Ai u arrestua pas rizgjedhjes së kontestuar të presidentit Mahmud Ahmadinexhad në qershor, 2009, dhe pastaj u dënua me gjashtë vjet burg nga gjykata Revolucionare në Teheran. Avokati i tij tha se Aminzadeh ishte akuzuar për "pjesëmarrje në tubime që minojnë sigurinë kombëtare, propagandë kundër regjimit dhe intervistat që u kishte dhënë stacioneve të huaja televizive".
Shtuar më 15/02/2010, ora 21:56
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori