Irina Shayk krenohet me gjyshet e saj (FOTO LAJM)

Irina Shayk, e dashura e Cristiano Ronaldos, është duke shpenzuart disa ditë pushimi pranë familjes së saj në Rusi. Super-modelja ka përfituar për të takuar edhe dy gjyshet e saj, që sipas deklaratës së saj në Facebook "janë dy gjyshet më të mira në botë".

Irina ka postuar disa foto në rrjetin social, ndërsa në një prej tyre ku është bashkë me gjyshen shkruan "Heroinë e Luftës Botërore". Galina Shaykhislamova, emri i vërtetë Irina, ka qënë spiune e Josip Stalin kur ishte rreth 20 vjeçe dhe ka marrë disa dekorata, ka shpjeguar kohë më parë në një intervistë e dashura e CR7-ës.

Gjithashtu, Shayk ka postuar edhe një foto me motrën e saj teksa janë duke përgatirur barbecue në oborrin e shtëpisë, e cila nga fotot duket një shtëpi e thjeshtë fshati. /albeu.com/
Shtuar më 16/08/2013, ora 12:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori