Basha përgatitet për "17 Majin" e dytë dhe futjen në zgjedhje
Ironizon Hoeness: Kur Guardiola kërkon përforcime, sheiku rrit çmimin e naftës
Manchester City-y është klubi që ka shpenzuar më shumë në vitet e fundit.

Qytetarët në fakt kanë si pronar sheikun Mansour bin Zayed Al Nahyan i cili është një nga njerzit më të pasur në Arabinë Saudite.

Kështu Pep Guardiola nuk i dhimbsen paratë e klubit teksa ka premtuar afrime të mëdha në fund të sezonit teksa klubi është i gasthsëm tja plotësojë dëshirën spanjollit.

Por presidenti i Bayern Munich Uli Hoeness, ka folur se çfarë bëjnë miliarderët arabë në momentin që trajneri spanjoll kërkon përforcime.

"Miku im Pep Guardiola më tregoi se çfarë ka ndodhur kur kërkoi 100 milionë eurove për përforcime. Ai merr pamjet e lojtarit dhe shkon në një takim me Sheik Mansour. Dreka është e gjatë, ata shikojnë regjistrimet. Ditën e nesërme sheiku rri çmimin e naftës dhe paratë janë gati", pohoi Hoeness. /albeu.com/

Shtuar më 22/03/2019, ora 15:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori