Ironizuan sulmin tonë, pres përgjigjen e Marottas
Suksesi me Juventusin padyshim që e ka bërë me "krahë" trajnerin Andrea Stramaccioni, i cili përfiton nga momenti për të vendosur edhe pikat mbi "i" në lidhje me disa polemika të fshehura gjatë ditëve të fundit.

"Më bezdiste shumë kur dëgjoja drejtuesit e Juventusit të komentonin në mënyrë ironike tredhëmbëshin tonë", deklaron Stramaccioni duke iu referuar fjalëve të Marottas në lidhje me vendosjen taktike të Interit.

"Duhet të kenë më shumë respekt sepse kemi punuar shumë dhe fituam në shtëpinë e skuadrës më të fortë të kampionatit. Jam shumë kurioz të dëgjoj përgjigjen e Marottas tani", përfundon trajneri zikaltër. /albeu.com/
Shtuar më 04/11/2012, ora 09:16
chelsea
e Dielë 4 Nëntor 2012, Ora 15:02
hallall te koft se keni fitu me merit
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori