Irritohet Halilhodzic: Lojtarët vendosin vetë nëse agjërojnë apo jo
Vahid Halilhodzic, ka reaguar ndaj gazetarëve të cilët e kanë pyetur rreth Ramazanit dhe se a do të agjërojnë lojtarët e tij para ndeshjes kundër Gjermanisë.

Gazetarët e kanë pyetur vazhdimisht trajnerin boshnjak rreth agjërimit në muajin e shenjtë të myslimanëve dhe ndikimin e tij te lojtarët në këtë ndeshje historike.

“Mos më bëni më pyetje për Ramazanin, ose do të çohem dhe do të largohem. Me pyetje të tilla tregoni mungesë respekti. Dua të fokusohem te futbolli dhe askund tjetër”.

“Nuk është hera e parë që stërvit lojtarë myslimanë. Edhe unë jam mysliman. Gjithmonë i kam lejuar lojtarët të vendosin vet për gjëra të tilla”, ka thënën Halilhodzic në një konferencë për shtyp.

Reagimi i trajnerit vjen pas shkrimeve në mediat algjeriane, të cilat i këshillonin lojtarët që të mos agjërojnë gjatë Botërorit.

Shtuar më 30/06/2014, ora 13:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori