Isco: Do të përmirësohemi së shpejti
Isco është paraqitur para mediave pas fitores së mbrëmshme ndaj Espanyolit me rezultat 2-0 në Bernabeu.

”Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme që të rikthejmë ndjenjat e fitores në shtëpi, ku nuk i kishim në disa ndeshjet e fundit. Jam i lumtur për 3 pikët dhe dy golat, dhe shpresojmë që kjo do të jetë një fillim i mirë për ndeshjet e ardhshme.”, përcjell Albeu.com.

”Shënimi i golit të parë ishte i mirë. Në mundësinë e parë dështova edhe pse e kisha më lehtë por kështu është futbolli. Jemi duke pasur një kohë të vështirë në shënimin e golave por gjëja më e rëndësishme është që ne po arrijmë të krijomë shanse. Eshtë një aspekt që duhet përmirësuar dhe do të shënojmë më shumë në ndeshjet e ardhshme të sezonit.” /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2017, ora 12:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori