Isco drejt "bluve të Londrës"
El Desmarque raporton se Isco është shfaqur si një objektiv i Chelsea për afatin kalimtar të verës.

Mesfushori spanjoll nuk është i kënaqur me situatën e tij te Real Madrid, por për t’u larguar nga ‘Santigo Bernabeu’, cilado skuadër që dëshiron shërbimet e tij, duhet të paguajë deri në 55 milionë euro.

Isco ka startuar vetëm në gjashtë ndeshje për Real Madridin këtë sezon.

Në ‘Santiago Bernabeu’, Isco është transferuar nga Malaga, në vitin 2013.
Shtuar më 15/01/2020, ora 16:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori