Isco e Ramos optimistë: E përmbysim Atleticon
Ka optimizëm në shtëpinë e Real Madrid pavarësisht humbjes 2-0 përballë Atleticos në ndeshjen e djeshme. Mesfushori Isco ka besim se "Los Blancos" do të përmbysin gjthcka në sfidën e kthimit dhe do të jenë ata që do të kualifikohen në fazën çerekfinale të kompeticionit.

"Rezultati i ndeshjes së parë na ka vendosur pak në vështirësi megjithatë nëse ne luajmë në një tjetër mënyrë në "Santiago Bernabeu", unë mendoj se mund të ndodhë gjithçka. Janë ende edhe 90 minuta për t'u luajtur dhe nëse shfaqim futbollin tonë më të mirë ne mund të kualfikohemi në raundin tjetër. Më mbështetjen e tifozëve tanë unë jam i bindur mund të përmbysim rezultatin e sfidës së parë edhe pse përballë një skuadre si Atletico nuk do ta kemi aspak të lehtë", ka thënpë ish lojtari i Malagas.

2 humbje radhazi në 2015-n prishën ecurinë fantastike të Real Madrid prej 22 fitoresh radhazi, megjithatë sipas Iscos skuadra merengues do të kthehet në rrugën e duhur që në sfidën e radhës.

"Ja vlen ta kujtohet edhe fakti që pas një ecurie të shkëlqyer prej 22 fitoresh rresht kemi pësuar edhe 2 humbje radhazi. Gjithsesi pavarësisht kësaj skuadra është në një gjendje shumë të mirë dhe ne po punojmë fort për të arritur sërish një seri fitoresh radhazi", u shpreh Isco.

Optimist për një përmbysje të mundshme në ndeshjen e kthimit u shfaq edhe mbrojtësi Sergio Ramos që me faullin e tij ndaj Raul Garcias pak minuta pasi kishte filluar pjesa e dytë i hapi rrugën fitores Atleticos.

"Do të bëjmë gjithçka për t'u kualifikuar përpara tifozëve tanë", deklaroi 28-vjeçari për mediat. /albeu.com/
Shtuar më 08/01/2015, ora 14:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori