Isco është lojtar i Real Madrid
Isco është lojtari më i ri i Real Madrid. "Los Blancos" dhe Malaga kanë gjetur ditën e djeshme akordin për transferimin në kryeqytet të yllit 21-vjeçar spanjoll. Kampioni i Europës me Spanjë U21 do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me nënkampionët dhe për këtë Reali duhet të paguajë në arkat e Malagas plot 30 milionë euro.

Golden Boy 2012 dhe Real Madrid e patën kontaktin e tyre të parë më 22 maj në "Santiago Bernabeu", por marrëveshja do të zyrtarizohet në ditët e para të korrikut, shkruan "Cadena Ser".

Për momentin Isco po shijon pushimet e tij në Ibiza dhe me çdo gjë tjetër po merret i ati i tij. /albeu.com/
Shtuar më 22/06/2013, ora 11:55
chelsea forever
e Shtunë 22 Qershor 2013, Ora 12:32
hahha, paskan me dek tifozat e barcelones shpirti paska mi lshu
faruk begolli
e Shtunë 22 Qershor 2013, Ora 13:37
dikun than 25 milion â
Visar Jahiri
e Shtunë 22 Qershor 2013, Ora 14:50
ISCO welcome in the REAL MADRID per inati tifozave te barcelopes hahhahahah
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori