Isco, goditja e parë e Guardiolës
Fillon të marrë formë Bayerni i Pep Guardiolës. Nga Gjermania vijnë lajmet e para përsa i përket objektivave të merkatos bavareze pasi drejtimin e skuadrës ta marrë ish trajneri i Barcelonës.

I pari në listë është Farncisco Roman Alarcon Suarez, i njohur si Isco, 20-vjeç, i cili pritet të jetë goditja e parë e Bayernit të epokës Guardiola.

Talenti i Malagas kërkohet edhe nga klube të tjera me emër në Europë, siç është Manchester United, por kalimi i Guardiolës në Allianz Arena pritet të luajë një rol kyç në vendimmarrjen e spanjollit për t'iu bashkuar bavarezëve. /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2013, ora 14:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori