Isco i është mirënjohës Realit për mënyrën që ata zgjodhën të rinovonin me të
Pëlqej
Pavarësisht nga thashethemet e lëshuara në javët e fundit nga shtypi sportiv katalanas, Isco tashmë ka rinovuar kontraten e tij me Real Madridin deri në vitin 2022, kontratë e cila do të bëhet publikejavët e ardhshme.

Arsyeja se pse Real Madridi nuk e ka bërë publike rinovimin me lojtarin spanjoll është se ka dashur të presë mbylljen e merkatos duke i dhënë rëndësinë që meriton një rinovim i tillë, përcjell Albeu.com.

Bisedimet ndërmjet lojtarit dhe Real Madridit zgjatën disa muaj dhe ka pasur edhe momente kur vazhdimësia e tij ishte e rrezikuar, por besimi i demonstruar nga Zidane dhe angazhimi i vendosur nga klubi më në fund e bindën mesfushorin për të mos e ndryshuar ambientin e tij. Isco me kontraten e re do të përfitojë 6 milionë euro për sezon. 1/3 e asaj që merr Mbappe. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2017, ora 16:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori