Isco: Liverpool e ka merituar finalen
Mesfushori i Real Madrid, Isco ka premtuar një finale të bukur të Champions League, ku nuk ka kursyer edhe lëvdatat për kundërshtarët e tij.

Ekipi i Zinedine Zidane është favorit për finalen e 26 majit në Kiev, por Isco nuk mendon kështu.

Isco ka thënë se Liverpool e ka merituar plotësiht të jetë në finalen e Champions Leagues dhe se kanë një skuadër të fortë me një sulm që bëjnë diferencën.

“Do të jetë finale shumë e bukur”, tha fillimisht Isco. Është e vërtetë se në fillim ata nuk ishin në mesin e favoritëve, por Liverpooli ka treguar se e meriton të jetë në finale. Kanë trajner fantastik e lojtarë të fortë që bëjnë diferencën në sulm” ka thënë Isco.

Real Madridi kërkon të ngre lartë për hërë të tretë rradhazi këtë trofe ndërsa Liverpool kërkon të rikthej titulli kampion pas plotë 13 vitesh. /albeu.com/


Shtuar më 19/05/2018, ora 12:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori