Isco: Nuk do ta ndiejmë mungesën e Ronaldos
Isco, një nga simbolet e rinj të “Los Blancos”, po vazhdon të mbajë ritmet e larta edhe ne këtë sezon të ri.

Ai së fudnmi ka folur në konferencë për shtyp për ish-shokun e tij të skuadrës, Cristina Ronaldo, të cilit i ka uruar fat dhe nuk i ka kursyer komentet pozitive per të.

“Cristiano është një lojtar i madh, na siguronte 40-50 gola në vit, e dimë si shkon futbolli. Nëse vazhdojmë të fitojmë, do të thotë se nuk do ta ndiejmë mungesën e tij ose do të ndodhë e kundërta. Gjithsesi, ne i urojmë fat me Juventus-in”, ka thënë spanjolli.

“Nuk besoj se jam ylli i ri i Real Madrid, por një lojtar i rëndësishëm. Kam shumë shokë të skuadrës që janë të fortë dhe kemi një trajner të ri me stafin e tij. Për momentin gjithçka po shkon mirë dhe po e gjejmë golin me vazhdimësi. Po ndërtojmë diçka të re” ka përfunduar ISCO. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2018, ora 14:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori