Real Madridi ende s’ka pranuar ndonjë ofertë zyrtare për
mesfushorin ofensivë,
Isco Alcaron.
Ish ylli i Malagas ka kontratë me "Los Blancos" deri në qershorin e vitit 2022 dhe klauzolë të lirimit me vlerë 700 milionë
euro.
Babai i lojtarit, Francisco ka paralajmëruar klubin se dëshira e spanjollit është të largohet, por ende s’ka ndonjë ofertë zyrtare.
Vendimi i spanjollit shihet si befasues nga klubi, meqenëse nuk kishin plan ta ndryshonin skuadrën në afatin e janarit.
Në fakt, thuhet se
Reali synonte të mos rinovonte me Luka Modric dhe
Isco të mbetet në "Santiago Bernabeu", por gjërat kanë ndryshuar.
Thuhet se
mesfushorin e vëzhgojnë klubet e mëdha angleze si Manchester City, Arsenal dhe Everton, ndërsa kartoni i tij vlen mes 65 – 70 milionë
euro.
Shtuar më 23/11/2020,
ora 20:56