Ish-arbitri anglez flet për simulimet e Mohamed Salah
Mohamed Salah është bërë cak i kritikave pasi egjiptiani në dy javët e fundit në Premier League ka simuluar për penallti.

Të njëjtën gjë egjiptiani e bëri edhe në ndeshjen kundër Crystal Palace, por dështoi që ta bind arbitrin e takimit.

Sjelljet e sulmuesit të Liverpool i ka komentuar edhe ish-arbitri anglez, Mark Clattenburg.

“Ai mundohet që të mashtrojë gjyqtarët, pasi ai është lojtari që ekzekuton penalltitë tek Liverpool, dhe kështu e di se do të ketë një gol të lehtë” ka thënë Clattenburg.

Kështu, ai do të ketë shanse më të mëdha për ta fituar “Këpucën e Artë”, deklaroi Clattenburg. /albeu.com/
Shtuar më 22/01/2019, ora 22:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori