Ish-arbitri spanjoll: Goli i Ajaxit ishte i rregullt
Ajaxit iu anulua një gol në minutën e 38-të në ndeshjen e parë të 1/8 së finales kundër Real Madridit.

Por, ish-arbitri spanjoll Andujar Oliver beson se goli ishte i rregullt.

“Sa më shumë që i shoh pamjet, aq më shumë bindem se goli ishte i rregullt”, tha Andujar për Radio MARCA.

“Tadic nuk e pengoi Courtoisin, ai nuk pati kurrfarë ndikimi”, shtoi ai. /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2019, ora 23:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori