Ish-arbitri spanjoll: Ramos nuk e meritoi kartonin e kuq
Ish-gjyqtari spanjoll Andujar Oliver beson se penalltia e Gironës kundër Real Madridit u dha drejtësisht nga gjyqtari Guollermo Cuadra Fernandez.

Lojtarët e Gironës kërkuan karton të kuq për kapitenin e Madridit, i cili megjithatë u përjashtua nga loja më vonë pas kartonit të dytë të verdhë – por gjyqtari vlerësoi se Casemiro dhe portieri Thibaut Courtois ishin prapa Ramosit dhe do ta bllokonin goditjen gjithsesi.

Gjyqtari mori vendimin e duhur, ishte penallti por jo karton i kuq direkt për Ramosin”, tha Oliver për gazetën spanjolle Marca. /albeu.com/
Shtuar më 17/02/2019, ora 21:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori