Ish-bashkëlojtari i Messit: Ai mund të transferohet te Interi
Javier Saviola thotë se Lionel Messi mund t’i bashkohet Interit në të ardhmen.

“Leo identifikohet me Barcelonën, është e vështirë ta imagjinosh atë në fanellën e një ekipi tjetër”, tha Saviola për FC Internews.

“Në të ardhmen, megjithatë, çdo gjë mund të ndodh prandaj adhuruesit e Interit nuk duhet ta humbasin shpresën. Ama, e përsëris, e vështirë ta shohësh Messin në një klub tjetër”, shtoi ai.
Shtuar më 01/10/2018, ora 18:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori