Ish-bashkëlojtari i Shaqirit: Ai është i mrekullueshëm
Ish-bashkëlojtari i Xherdan Shaqirit te Stoke City, Charlie Adam, e ka lavdëruar sulmuesin kosovar të Liverpoolit pas kritikave për paraqitjet e tij te Stoke në stinorin e kaluar.

Charlie Adam ka thënë se Shaqiri është duke e bërë një punë të mrekullueshme në skuadrën e Jurgen Kloppit.

Komentet e tij për Shaqirin kanë ndryshuar nga ato që i ka bërë gjatë verës pasi Stoke City kishte rënë nga Premier League.

Adam kishte thënë se Xherdani ishte lojtar i madh mirëpo si pas tij ai asnjëherë nuk ishte i duhuri në momentet kyçe të klubit.

“Dëgjo, ai shkoi në Liverpool, dhe është duke bërë një punë të shkëlqyer atje”, ka thënë Adam.

“Kam thënë çfarë kam thënë, mirëpo ai është një lojtar i mrekullueshëm, nuk ka dyshim për këtë”.
Shtuar më 25/11/2018, ora 23:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori