Ish-bashkëlojtari pendohet për fjalët ndaj Shaqirin
Ish-bashkëlojtari i Xherdan Shaqirit te Stoke City, Charlie Adam, është tërhequr nga kritikat që bënte për Xherdan Shaqirin, dhe tashmë e ka lavdëruar sulmuesin e Liverpoolit.

Charlie Adam ka thënë se Shaqiri është duke bërë një punë të mrekullueshme në skuadrën e Jurgen Kloppit.

Kujtojmë se më parë Adam kishte thënë se Xherdani ishte lojtar i madh mirëpo si pas tij ai asnjëherë nuk ishte i duhuri në momentet kyçe të klubit.

“Dëgjo, ai shkoi në Liverpool, dhe është duke bërë një punë të shkëlqyer atje”, ka thënë Adam.

“Kam thënë çfarë kam thënë, mirëpo ai është një lojtar i mrekullueshëm, nuk ka dyshim për këtë”.

Në 12 paraqitje të tij me Liverpoolin, Shaqiri ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 3 asistime. /albeu.com./
Shtuar më 26/11/2018, ora 09:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori