Ish-bashkëshortja e futbollistit shqiptar: Futbollistët nuk i kënaqin gratë në shtrat (VIDEO)
Pëlqej
Mbrëmjen e sotme në emisionin “Top Show Magazine” ka qenë e ftuar ish-bashkëshortja e futbollistit Blerim Dzemaili, Erjona Sulejmani, ku për herë të parë ka rrëfyer se përse është ndarë prej tij.

Në këtë intervistë ajo ka dhënë deklarata të forta lidhur me ish-bashkëshortin, duke thënë se gjatë viteve që ka qenë me të ndihej si “në kafazin e artë”.

"Sigurisht që Kampionati Europian më dha një bum, por edhe para kësaj unë kam qenë e njohur dhe kam marrë oferta për modeling. Por kur isha e martuar nuk kam pranuar të punoj sepse isha si në një kafaz të artë. Kisha lekë por nuk isha e lumtur, atëherë bëra zgjidhjen siç u raportua në media.

"Një shkak për ndarjen ka qenë edhe fama që unë mora në Europianin e 2016, ai u ndje xheloz sepse të gjitha gazetat po shkruanin për mua", rrëfen ajo.

"Futbollistët nuk janë bashkëshortë të mirë dhe as në shtrat nuk të kënaqin”, u shpreh ajo.

"Unë jam ndarë dhe kam marrë një vendim për veten time dhe kam bërë shumë mirë. Jam gruaja më e zgjuar nga të gjitha gratë e futbollistëve, sepse vetëm unë jam ndarë dhe nuk kam qëndruar vetëm për para më të.

"Unë me Blerimin jam ndarë dhe nuk kam marrë asgjë ekonomike, ai do të paguaj vetëm për djalin dhe unë i kam refuzuar çdo gjë. Futbollistët nuk janë për familje. Ata tradhtojnë, dhe pse Blerimi mua nuk më ka tradhtuar, mesa unë di", deklaroi ajo. /albeu.com/
Shtuar më 21/03/2018, ora 22:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori