Ish-bashkëshortja e futbollistit shqiptar refuzon një natë me Ronaldon (FOTO LAJM)

Modelja Erjona Sulejmani është një nga femrat më të komentuara në showbiz-in shqiptar. Së fundmi ajo ka tërhequr vëmendjen e fansave të saj me përgjigjet që u ka dhënë ndjekësve që i kanë bërë pyetje në “Instastory”.

Fansat e kanë pyetur atë në lidhje me ish-bashkëshortin e saj, futbollistin e njohur Blerim Dzemaili. Erjona e ka mohuar se është e dashuruar me të, teksa ka vendosur një emoji që shpreh habi se si ende e pyesin për Blerimin.

Ndërsa dikush tjetër e pyet nëse do të kalonte një natë me futbollistin Cristiano Ronaldo dhe përgjigja e modeles është: “Jo! Faleminderit!”.

Shtuar më 25/09/2018, ora 19:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori