Ish-bomberi i Skënderbeut shënon dopietë në Azerbaxhan
Ish-sulmuesi i Skënderbeut në Kategorinë Superiore, James Adeniyi ka qënë rezultativ për skuadrën e tij, Gabala, në takimin e javës së 20 kundër Sabail.

Nigeriani realizoi të dy nga tre golat e takimit, në fitoren 2-1 që Gabala mori në shtëpi ndaj Sabail. Me pjesën e parë që u mbyll me rrjeta të paprekura, fraksioni i dytë nisi praktikisht me gol për Gabala. Ishte 26 vjeçari, ish-bomberi i Laçit dhe Bylis ai që zhbllokoi shifrat pas 4 minutash lojë të pjesës së dytë. Pak minuta më vonë, në të 55, James realizoi sërish, duke vënë në kasafortë fitoren e radhës për Gabala. Rrjeta e Yunuszade gjashtë minuta përpara fundit shërbeu vetëm për statistikë.

Me këtë fitore Galaba ngushton në 3 pikë distancën me pozicionin që të dërgon në Europa League vitin e ardhshëm, pozicion që mbahet pikërish nga Sabail. Kur kanë mbetur edhe 8 javë nga fundi i kampionatit, skuadra e Ademiyi do të kërkojë gjithçka.

Aktualisht, James është sulmuesi më rezultativ i skuadrës me 8 gola. Ndërkohë në rënditjen e golashënuesve të kampionatit azer, është Dabo i Neftci Baku ai që ka realizuar më shumë se ai, plot 9 gola.
Shtuar më 10/03/2019, ora 16:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori