Ish-drejtori i Barcelonës: Messi mund të largohet nga katalanasit
Ish-drejtori sportiv i Barcelonës, Afriedo Braida, ka thënë se nuk është e pamundur për Lionel Messin të largohet nga Barcelona.

Së fundmi mediat ndërkombëtare kanë raportuar se Messi vërtet mund ta brakisë kampionin spanjoll, pas një zënke publike me ish-bashkëlojtarin dhe tashmë drejtorin sportiv të klubit, Eric Abidal.

"Personalisht mendoj se Messi nuk do të largohet nga Barcelona", tha Braida për radio Anch’Io Sport.

"Ai po luan shumë mirë në Barcelonë, por nuk e hedh poshtë faktin se një ditë ai mund të largohet nga "Camp Nou", nuk është habi”, shtoi ai.

"Kush mund ta blejë atë? Patjetër që ekipet angleze, por edhe në Itali janë në gjendje për disa oferta të majme. Messi do të zgjidhte shumë probleme për çdo ekip ku do të luante. Pa të, Barcelona është thjesht një skuadër normale", theksoi ai.

Shtuar më 10/02/2020, ora 15:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori