Ish-drejtori i Barcelonës, Ariedo
Braida ka thënë se nuk është e pamundur që Lionel
Messi dhe Cristiano
Ronaldo të luajnë bashkë në një skuadër.
Së fundmi mediat ndërkombëtare kanë raportuar se
Messi vërtet mund ta braktisë kampionin spanjoll, pas një zënke publike me ish-bashkëlojtarin tashmë drejtorin sportiv të klubit, Eric Abidal.
Madje flitej edhe për një interesim të Juventusit, ku aktualisht luan Cristiano
Ronaldo.
"Ata dy janë lojtarë aq të mirë saqë mund të luajnë pa problem së bashku", tha
Braida në RaiRadio1.
Shtuar më 11/02/2020,
ora 15:07