Ish-drejtuesi Italian zbulon gjithçka për të ardhmen e stolit të Juventusin
"Allegri do qëndrojë te Juvja? Jo, por largohet për zgjedhje të tijën. Në vendin e tij do merret Didier Dechamps". Në një intervistë të gjatë për mediat italiane, Pierpaolo Marino, ish-drejtuesi i Napolit dhe Atalantës, ka "zbuluar" të ardhmen e stolit të bardhezinjve për sezonin e ardhshëm.

Triumfues me Francën në Botërorin e fundit të Rusisë, Dechamp e njeh shumë mirë ambientin juventin, ku ka luajtur në vitet ’90 dhe më pas është rikthyer si trajner në sezonin 2006-’07, kur riktheu Juven nga Seria B në Serinë A. Një rikthim i tij në Torino do nënvizonte “lamtumirën” nga roli i trajnerit të kombëtares franceze, një vit përpara “Euro 2020”. /albeu.com/

Shtuar më 24/03/2019, ora 22:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori