Ish-futbollisti i Atleticos: Simeone më gënjeu, nuk kthehem në Madrid
Gelson Martins ka rrëfyer së fundmi periudhën e tij te Atletico Madrid.

Sulmuesi i cili tashmë është në huazim te Monako është shprehur se nuk dëshiron të kthehet në Madrid teksa sipas tij trajneri Simeone nuk e ka aktivizuar në pozicionin në të cilin i kishte premtuar.

"Simeone më dërgoi mesazh duke më thënë se do të luaja në krah dhe se do të isha i dobishëm. Kisha edhe propozime të tjera, por fjalët e Simeones më bënë të vendosja për Atletikon. Më vonë pastaj luajta si sulmues i dytë dhe kjo nuk ishte mirë.

"Ishte një vit i vështirë, mbi të gjitha ishte e vështirë të gjeja hapësira pasi stili im nuk i përshtatet atij të Simeones, që është stil mbrojtës. Nuk kthehem në Madrid, vazhdoj të luaj të njëjtin futboll dhe Simeone nuk ndryshon idetë e tij për mua", tha Martins.
Shtuar më 08/06/2019, ora 16:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori