Ish-futbollisti i Juventusit: Icardi do kishte ngrënë një grusht të nivelit botëror
Daniele Osvaldo, ishte një nga ata lojtar të cilët kishin në gjakun e tyre atë “ekstraktin” e rebelimit, që nuk e la të bëjë një karrierë aq të madhe sa talenti i tij.

Në një interviste eksluzive për “La Gazzeta Dello Sport”, argjentinasi ka folur për një përplasje që i kushtoi atij transferimin tek Interi.

“Nëse nuk do të kishte qenë për Guarin, që ta ndalonte Mauro, ai do të kishte ngrënë një grusht të nivelit botëror. Pastaj, trajneri Mancini u detyrua të kërkonte transferimin tim, ndryshe do ta kishte humbur kontrollin e grupit”, thotë Osvaldo.

“Unë kam qenë mjaft mirë te Juve. Eshtë normale që të kërkohet të respektosh disa rregulla, edhe për imazhin e klubit në fjalë. Nëse nuk e kuptoni, problemi është juaji”, deklaroi argjentinasi. /albeu.com/
Shtuar më 24/01/2019, ora 16:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori