Ish-futbollisti i Napolit: Mjeku i klubit më shkatërroi karrierën
Pëlqej
Futbollisti i Eintracht Frankfurt, Jonatan De Guzman, tronditi të gjithë me historinë se mjeku i Napolit i shkatërroi karrierën e tij. Ai tregon se si ishte zënë me drejtorin e klubit dhe u shpall “i vdekur”.

Në mars 2015, lojtari filloi të ndjejë dhimbje të çuditshme në bark. Ai shkoi te Alfons De Nicola, mjek i klubit, i cili i rekomandoi të largonte karbohidratet dhe të merrte pushim.

Trajneri Rafa Benitez i tha atij pas një kohe të shkonte te një mjek tjetër, por klubi e ndaloi, pasi De Nicola kishte fuqinë për të vendosur. Edhe pse lojtari ende nuk ndihej mirë, De Nicola tha se ishte i gatshëm për trajnim dhe e lejoi të luajë në terren, dhe në atë kohë Maurizio Sarri dhe drejtori i ri sportiv Cristiano Guntoli arritën në klub.

“Unë jam një lojtar që vrapon 10 kilometra në lojë, por nëse vrapoj vetëm gjashtë, me gjysmën e forcës, atëherë trajneri nuk do të më dojë në ekip. Napoli nuk besonte se unë u lëndova, se mund të ecja dhe të vrapoja, por jo edhe të pushoja si duhet. Menduan se po e shpifja dhe çdo gjë ishte në kokën time. Më folën aq shumë sa fillova të dyshoj sinjalet e dërguara nga trupi im. Ishte keq”.

Shtuar më 18/11/2018, ora 20:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori