Ish futbollisti i njohur rus humb toruan në fushë dhe bën për spital arbitrin
Ish futbollisti i Spartakut të Moskës dhe Zenitit të Shën Petërburgut, por edhe kombëtares ruse Roman Shirokov ka humbur toruan në një ndeshje të ligave amatore dhe ka dhunuar duke e bërë për spital, arbitrin e ndeshjes.

Mesfushori 39-vjeçar, i tërhequr pak vite më parë, humbi logjikën kur arbitri kryesor nuk i dha një penallti dhe protestoi ashpër, duke e detyruar këtë të fundit që t’i tregojë kartonin e kuq për ta larguar nga fusha.

Kaq mjaftoi që Shirokov të mos mendohej dy herë e të sulmonte arbitrin, duke e goditur fillimisht me grusht e më pas me shqelma, ndërsa u desh ndërhyrja e futbollistëve të pranishëm për të mos lejuar vijimin e sherrit.

Rusi 39-vjeçar nuk i ka një risi këto episode, pasi vazhdimisht ka qenë konsumator i alkoolit dhe është bërë protagonist në sherre të ndryshme, ndërsa të nesërmen e ngjarjes reagoi duke kërkuar ndjesë për sjelljen e tij.

Ndërkohë arbitri i ndeshjes u dërgua menjëherë në spital, ku po merr trajtimin mjekësor dhe po shikon mundësin e ngritjes së një padie ndaj ish futbollistit të kombëtares ruse./supersport

Shtuar më 12/08/2020, ora 14:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori