Ish-futbollisti i Real: VAR po vret futbollin, u prezantua pas episodit të Henri
Teknologjia tashmë prej disa sezonesh është kthyer në një realitet në futboll, mirëpo kjo nuk do të thotë se falë kësaj ndërhyrje janë shuar polemikat.

Ndaj, ndonjëherë ndërhyrjet e VAR duken të pakuptimpta dhe të papranueshme nga vetë aktorët që janë në fushë.

Në këtë formë, VAR nuk është pranuar nga të gjithë, teksa ish-futbollisti i Real Madrid dhe Borusia Mynçengladbah, Uli Stielke është shprehur se në këtë formë është duke u vrarë futbolli dhe se VAR ka nisur të prezantohet si ide pas prekjes së topit me dorë të Henri në një ndeshje kualifikuese të Botërorit përballë Irlandës.

“Së pari penalltia e Realit në El Classico nuk ishte sepse më parë Ramos bëri një faull. Kështu po vrasin futbollin, ky i joni është një sport spontan, ku duhet të qëndrojnë edhe gabimet. VAR nuk më pëlqen, është prezantuar pas episodit të Henri me Irlandën. Por, aty flasim për kualifikueset e Botërorit, një event unik. Duhet ta lejmë VAR vetëm për situata të tilla, nuk duhet ta përdorim çdo ditë”, u shpreh Stielke.
Shtuar më 27/10/2020, ora 17:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori