Ish-futbollisti i Romës zyrtarizohet si ndihmës i Panuccit në Kombëtare
Pëlqej
Kombëtarja shqiptare do të ketë lluksin që të ketë në krye tëpankinës tani edhe një tjetër emër të rëndësishëm në futbollin italian. Bëhet fjalë për Marco Cassetti që ka marrë detyrën e zëvendëstrajnerit të ekipit kombëtar të futbollit.

Kështu ka bërë të ditur Federata Shqiptare e Futbollit teksa ka zyrtarizuar italianin si zëvendës të Cristian Panuccit. Në komunikatë zyrtare shkruhet se “Trajneri i përfaqësueses, mister Christian Panucci, ka zgjedhur të afrojë si ndihmës në stafin e tij, në vend të Paolo Rodolfi, pikërisht Marco Cassetti, i datëlindjes 29 maj 1977″.

Cassetti theksojmë ka lindur në Brescia dhe ka qenë lojtar i ekipit kombëtar italian në periudhën 2005-2008. Gjatë karrierës është aktivizuar me skuadra si Roma, Verona, Udinese, Lecce, apo edhe Watford. /albeu.com/
Shtuar më 08/05/2018, ora 15:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori