Ish-futbollisti i Skënderbeut mund të transferohet në Holandë
Futbollisti i Kombëtares Shpresa, Agim Zeka është pranë transferimit në kampionatin holandez.

Ish-sulmuesi anësor, i Skënderbet, i cili momentalisht luan në ligën e dytë portugeze te skuadra e Leiksoes, mund të bëjë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij.

Zeka është aktivizuar vetëm 3 ndeshje si zëvendësues në pjesën e parë të këtij sezoni te skuadra portugeze, ndërkohë që për të ka shfaqur interes skuadra e Fortuna Sitard.

Me shumë gjasa futbollisti shqiptar do të kalojë në formë huazimi te skuadra holandeze, pasi kartoni i 20-vjeçarit disponohet nga klubi francez i Lilës.
Shtuar më 17/01/2019, ora 18:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori