Ish futbollisti i Milanit, emërohet trajner i Zwolle
Ish mbrojtësi i Milanit dhe Lazios Jaap Stam është emëruar trajner në kampioantin hollandez të futbollit tek skuadra e Zwolle me synimin për ta shpëtuar nga rënja e kategorisë, teksa këta të fundit janë në vendin 16, shkruan Albeu.com.

Për këtë arsye drejtuesit e Zwolle kanë punësuar në stol një njohje të vjetër tek i cili kanë besim se do t’i nxjerrë nga kjo situatë e vështirë.

Për Jaap Stam kjo do të jetë eksperienca e dytë si trajner i parë pas aventurës tek Reading në Angli që zgjati rreth 2 vite. /albeu.com/
Shtuar më 28/12/2018, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori