Ish- gjyqtari spanjoll tregon nëse ishte i rregullt goli i tretë i Ajax-it
Goli i tretë i Ajaxit në triumfin 1:4 ndaj Real Madridit të martën në Santiago Bernabeu ishte mjaft kontrovers, dhe gjyqtari spanjoll mendon se ka qenë shumë e vështirë të vlerësohej drejt në këtë rast, shkruan Albeu.com

Dusan Tadic shënoi një supergol me të majtën e tij në minutën e 62-të, i cili u pranua vetëm pas plot katër minutave rishikim të rastit në VAR.

Në fillim të askionit të Ajaxit tek ky gol, u duk sikur topi e kishte kaluar vijën anësore, me madrilenëve që ishin të bindur se topi e kishte kaluar vijën.

“VAR-i vendosi se topi nuk e kishte kaluar vijën plotësisht”, tha ish-gjyqtari spanjoll për MARCA.

“Ishte e vështirë të vendosje. Një këndi i kamerës tregoi se topi nuk e kishte kaluar vijën, një tjetër tregoi se e kishte kaluar”, shtoi ai. /albeu.com/
Shtuar më 05/03/2019, ora 23:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori