Ish-i i Chelsea: Hazard duhet të largohet Sarri të qëndrojë
Ish-futbollisti i Chelsea mendon se Sarri duhet të qëndrojë, kurse Hazardit duhet t’i realizohet dëshira – të shkojë në Real Madrid.

Eden Hazard "duhet të shkojë" këtë verë, thotë ish mbrojtësi i Chelsea, Frank Leboeuf, por ka këshilluar drejtuesit e "Bluve të Londrës" që ta mbajnë Maurizio Sarrin.

Ish-futbollisti i Chelsea beson se më në fund Eden Hazard mund të transferohet në Santiago Bernabeu: "Eden ka edhe një vit kontratë, duhet të shkojë. Klubi duhet të mendojë në aspektin financiar".

"Ata e ndalën atë vitin e kaluar kur dukej shumë afër transferimit në Real Madrid, dhe ka pasur një vit të mirë".

"Nëse do të tentojnë ta mbajnë, mund të mos jetë i mirë siç është – sepse do të ishte qëndrim kundër dëshirës".

"Duhet t’i urojmë fat dhe ta falënderojmë".

Francezi foli edhe për Sarrin: "Nëse Sarri e fiton Europa League dhe tashmë janë kualifikuar edhe në Champions League, duhet të qëndrojë".

"Duhet të gjeni stabilitetin, sikur Sir Alex Ferguson dhe Arsene Wenger, për të fituar shumë trofe". /albeu.com/
Shtuar më 27/05/2019, ora 21:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori