Ish-kampioni i botës vjen te Partizani
Pëlqej
Partizani ka bërë një tjetër goditje të bujshme duke afruar një kampion bote në skuadër. Pas Lucciano Moggit, te të kuqtë është afruar edhe ish-sulmuesi i Brazilit, Jose Roberto Gama de Oliveira ose Bebeto siç njihet ai nga të gjithë.

Bebeto i ka siguruar Partizanit bashkëpunim me një nga akademitë më prestigjioze të Brazilit, prej së cilës kanë dalë yje të futbollit ndërkombëtar.

Mesa duket marrëveshja për të afruar lojtarë të nivelit të lartë ka arritur akordin mes klubit të kuq dhe Bebetos. Ish-kampioni i Botës ka ardhur në Shqipëri me ftesën e presidentit të kuq, Gaz Demi. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2017, ora 21:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori